
Lexoni edhe:
Alketa Vejsiu: S’jam për p*r*o në mes të ditës!
Kreu i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuat se Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Alketa Vejsiu: S’jam për p*r*o në mes të ditës!
Lexoni edhe:
Mexhiti njofton se nesër në Teatrin Shqiptar në Shkup do të ketë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të këngëtarit.
“Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, dt. 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës sonë. Ky vendim pasqyron pikëllimin dhe respektin e thellë të komunitetit tonë për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare. Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e tij. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten, në teater, për t’u mundësuar të gjithëve të lënë mesazhin e tyre të ngushëllimit. Vendimi për ditën e zisë hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit”, ka shkruar Mexhiti.

(Kosova Sot Online)