Miranda Hashani i këndon Shkupit të saj të dashur

  • A.P /
  • 04 December 2025 - 13:05
Miranda Hashani i këndon Shkupit të saj të dashur

Artistja e njohur shqiptare, Mirannda Hashani, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Shkupi im”, një këngë e cila i kushtohet vendlindjes së saj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me emocion dhe nostalgji, artistja e himnizon qytetin ku është rritur, duke e paraqitur si një vend plot histori, kulturë dhe bukuri.

 

 

Kënga vjen e shoqëruar me videoklip, ku dominojnë pamjet autentike nga vetë qyteti i Shkupit.

Në klip, Mirannda sjell skena të realizuara në lokacione të njohura të qytetit, duke i dhënë veprës së saj një dimension edhe më personal dhe më artistik.

Premierë "Shkupi im" nga Miranda Hashani

(Kosova Sot Online)