Kim Kardashian zbulon sekretin

  • A.P /
  • 06 December 2025 - 09:47
Kim Kardashian zbulon sekretin

Kim Kardashian është një nga emrat më të njohur në botën e showbiz-it. Por pak veta dinë se pak para se të niste fama e saj, ajo ishte gati të prezantohej me një emër tjetër, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ylli televiziv ka rrëfyer për Time, se në momentet e fundit, para se të niste reality show-i “Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2007, ajo vendosi të ndryshonte publikisht emrin e saj.

 

45-vjeçarja tregoi se gjithmonë ishte prezantuar si Kimberly, derisa pa emrin e saj në ekran gjatë xhirimeve të para:

“Kur pashë ‘Kimberly Kardashian’ te titrat, mendova se ishte shumë i gjatë dhe i vështirë për t’u thënë. Thashë: Le ta shkurtojmë në Kim”.

Ndërkohë edhe pse për publikun ajo u bë “Kim”, të gjithë miqtë e fëmijërisë dhe babai i saj e kanë quajtur gjithmonë “Kimberly”.

Në intervistë, Kardashian mori meritën për idenë që i shtyu të gjithë anëtarët e familjes të nënshkruanin për reality show-in.

“Shtysa ime për t’i bindur ishte që reality show-i do të sillte vëmendje për dyqanin tonë DASH. Kështu pranuan të gjithë”, tha ylli televiziv.

45-vjeçarja shtoi se ideja e një reality show e kishte ndjekur që në fëmijëri:

“Që kur pashë “The Real World”, u thashë shoqeve të mia se një ditë do të bëja një reality show”.

Kim Kardashian tregoi se para famës merrej me biznes të vogël online, organizim gardërobash dhe krijimin e aksesorëve të flokëve.

Image

(Kosova Sot Online)