Kjo është pasuria e Rita Orës

  • A.P /
  • 12 December 2025 - 14:00
Kjo është pasuria e Rita Orës

Rita Ora ka mbyllur një nga vitet më të suksesshme të karrierës së saj, duke regjistruar fitime të jashtëzakonshme nga aktivitetet muzikore, televizive dhe marrëveshjet e shumta të marketingut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Sipas llogarive të reja të kompanive të saj, Ora Live dhe Ora Multi Services, këngëtarja me origjinë shqiptare ka gjeneruar rreth 5.5 milionë euro brenda një viti – më shumë se dyfishi i të ardhurave të vitit të kaluar. Kjo shumë përkthehet në afërsisht 13 mijë funte në ditë, duke e çuar pasurinë e saj totale në rreth 35.5 milionë euro.

Karriera e Ritës është diversifikuar ndjeshëm vitet e fundit. Përveç muzikës dhe turneve, ajo ka qenë një figurë kryesore në disa prej programeve më të ndjekura televizive, si The Voice UK, The X Factor dhe The Masked Singer, si në Britani ashtu edhe në SHBA. Ajo ka marrë pjesë edhe në projekte filmike e animime, përfshirë Kung Fu Panda: Dragon Knightdhe serinë e njohur Fifty Shades.

Përveç ekranit dhe skenës, Ora ka ndërtuar një portofol të fuqishëm reklamash. Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura mode si Adidas, Primark dhe Escada, me brande bukurie si Rimmel, si dhe me kompani pijesh, përfshirë Próspero Tequila dhe Coca-Cola Zero Sugar.

Së fundmi, këngëtarja foli për fuqizimin e grave në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Detin e Kuq, ku theksoi se synon të mos kufizohet vetëm në muzikë. Ajo u shpreh se vijon të mësojë dhe të sfidojë kufijtë, duke marrë frymëzim nga figura të forta femërore si nëna e saj, Madonna, Blondie dhe Cher.

Image

(Kosova Sot Online)