Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 09:03
Policia jep detaje për vdekjen e Shemit të Ilirëve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këngëtarit Shemi të Ilirëve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas policisë, gjendja shëndetësore e tij ishte përkeqësuar derisa ndodhej në banesën e tij.

 

“Rr. UÇK-së, Prishtinë 22.12.2025-14:50. Raportohet se viktimës mashkull kosovar, për deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Image

(Kosova Sot Online)