
Lexoni edhe:
Hande Erçel zbulon disa të pathëna nga jeta e saj
Big Brother VIP Albania solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.
Hande Erçel zbulon disa të pathëna nga jeta e saj
Lexoni edhe:
Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.
Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.
Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin. “Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.

(Kosova Sot Online)