
Lexoni edhe:
Enrique dhe Anna ndajnë për herë të parë portretin e bebushit
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë teksa festoi 32-vjetorin e saj. Ylli i ekranit u kap disa herë nga gazetarët ndërsa po largohej nga një restorant, ku kishte darkuar me familjen për të vazhduar festimet,
transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Enrique dhe Anna ndajnë për herë të parë portretin e bebushit 
Lexoni edhe:
E qeshur dhe e relaksuar, ajo iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve:
“Jam mirë, po ju? Isha në një darkë me familjen.”
Pasi mori urimet e ditëlindjes, Erçel shtoi:
“U bëra 32! Le të jetë një moshë e re, ditë të reja… Uroj të jetë një jetë e mirë.”
E pyetur për vitin që lamë pas dhe çfarë ka sjellë ai për të, aktorja u shpreh me emocion:
“Këtë vit më solli gjëra shumë të mira. Nesër publikohet projekti im i ri, një film i ri. Jam shumë e emocionuar, është një projekt shumë i bukur.”
- Më pas u pyet për ndarjen nga Hakan Sabancı. Hande, që zakonisht shmang komentet për jetën private, këtë herë foli hapur:
“Ka shumë kohë që ka përfunduar. Jam shumë e vetmuar.” ( duke folur me shumë sportivitet).

(Kosova Sot Online)