Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 11:12
Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët

Jessie J ndau ndjenjat e saj për vitin që po largohet, duke e përshkruar atë si një nga më të vështirët dhe magjikët në të njëjtën kohë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila vazhdon të luftojë kancerin e gjirit, ngarkoi një foto në Instagram ku ishte kapur në lot dhe rrëfeu se kishte ndjerë psikologjinë e saj duke u shembur kohët e fundit.

 

“Në një botë plot me ‘gjithçka është mirë, jam e lumtur, jam mirë, jeta është perfekte’, në këtë kohë të vitit për shumë prej nesh bashkëjetojmë – përkrah të mirës dhe shumë të mirës ose edhe vetëm – zi, dhembje, dhimbje, trishtim, pikëllim dhe nevojë për të reflektuar dhe përpunuar atë që kemi përjetuar”, shkroi ajo fillimisht.

“Ky vit ka qenë i rëndë dhe i vështirë në shumë mënyra për të gjithë ne. “Për mua personalisht, ishte një nga vitet më të vështira, por edhe më magjike të jetës sime. Personalisht dhe profesionalisht”, shtoi ajo.

Image


(Kosova Sot Online)