
Lexoni edhe:
Ky vend shihet si fitues i 'Eurovision 2026'
Deklaratat e Gupse Özay, e martuar me aktorin e njohur Barış Arduç, në lidhje me xhelozinë shkaktuan debat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Burri im mund të mos mbajë unazë martese, shoku i tij më i afërt mund të jetë i seksit të kundërt. Nuk është i detyruar të ma tregojë fjalëkalimin e telefonit.”
Ky vend shihet si fitues i 'Eurovision 2026'
Lexoni edhe:
Gupse Özay tërhoqi vëmendjen me përgjigjen që dha në testin e xhelozisë në një program ku ishte e ftuar. Özay, e cila u njoh dhe u dashurua me Barış Arduç në vitin 2014 në të njëjtin set filmi, u martua me të dhe dy vite më vonë sollën në jetë vajzën e tyre Jan Asya. Özay, e cila preferon ta jetojë jetën e saj larg syrit të publikut, shkaktoi debat me përgjigjet që dha në një program në YouTube ku mori pjesë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve njëra pas tjetrës, Özay tha: “Burri im mund të mos mbajë unazë martese, shoku i tij më i afërt mund të jetë i seksit të kundërt. Nuk është i detyruar të ma tregojë fjalëkalimin e telefonit, as të ndajë histori me mua në Instagram.”
Ndërsa fjalët e Özay u bënë shpejt temë diskutimi në rrjetet sociale, përdoruesit u ndanë në dy grupe: Një pjesë i dha të drejtë Özay-t, ndërsa një pjesë tjetër e konsideroi qëndrimin e saj tepër të lirshëm.

(Kosova Sot Online)