
Lexoni edhe:
Khloe Kardashian: Vetëm një djalë lejohet të flejë në shtratin tim
Arjola Demiri, ka reaguar hapur ndaj konkurrentit të këtij edicioni, Mateo Borri, pas deklaratave të tij të vazhdueshme për Brikenën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Arjola ka publikuar një video ku Mateo fliste sërish për raportin e tij me Brikenën, duke theksuar njohjen jashtë shtëpisë, çka nxiti reagimin e fortë të aktores tropojane.
Khloe Kardashian: Vetëm një djalë lejohet të flejë në shtratin tim
Lexoni edhe:
Arjola e ka kritikuar Mateon për mënyrën se si ka përfituar nga raporti i mëparshëm me Brikenën për të fituar vëmendje në këtë edicion. Ajo ka theksuar se fama e tij është bazuar vetëm në këtë lidhje të kaluar dhe jo tek vetë personaliteti i tij. Sipas saj, hyrja në shtëpi si ish-i i Brikenës dhe sjellja ndaj saj gjatë spektakleve nuk i ka dhënë asnjë meritë të vërtetë, ndërsa Mateo është fshehur pas komenteve të të tjerëve.
Arjola ka shtuar se Brikena nuk ka nevojë të identifikohet përmes Mateos, pasi heshtja e saj ka më shumë peshë sesa çdo deklaratë publike. “Ajo nuk do të njihet përmes teje. Nuk ka nevojë të thotë gjë, mjafton që nuk të dëgjon më. Flet pa zë dhe pa figurë”, ka shpjeguar ajo.

(Kosova Sot Online)