Maluma surprizon fansat me pamjen e re

  • A.P /
  • 15 January 2026 - 09:12
Maluma surprizon fansat me pamjen e re

Ylli i muzikës latine, Maluma, ka nisur vitin 2026 me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtari kolumbian është shfaqur pa mjekër, një ndryshim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.

 

Edhe pse Maluma nuk ka publikuar ende foto të reja në profilin e tij zyrtar, dermatologia e tij, Elizabeth Arroyave, ka ndarë një imazh ku këngëtari duket pa mjekër. Ajo ka shkruar pranë fotos: “Sot ishte një prej ditëve të thjeshta, të bukura. Lëkurë e sapo rruar, bisedë e mirë, të qeshura, kujdes i personalizuar dhe drekë”, duke etiketuar këngëtarin.

Ndërsa disa fansa shprehen se pamja e re e Malumës është e vështirë për t’u njohur, të tjerë vlerësojnë se ai duket më i ri dhe energjik.

Image


(Kosova Sot Online)