Brikena sqaron ndjenjat: Ja çka i kërkova Mateos

  • A.P /
  • 20 January 2026 - 10:03
Brikena sqaron ndjenjat: Ja çka i kërkova Mateos

Brikena i habiti të gjithë gjatë spektaklit të së shtunës, kur vendosi që të hiqte Stelinën nga nominimi dhe në vend të saj, të nominonte Mateon, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një bisedë me Kristin, ajo tha se tashmë i kanë sqaruar gjërat mes tyre, teksa theksoi se nuk ka asnjë pëlqim për banorin. Më tej, Brikena thasë mund ta shfrytëzonte situatën për t’u faktorizuar, por vendosi të mos e bëjë.

 

“Ne kemi folur dhe jemi sqaruar. Ai më ka kuptuar dhe unë atë. Më kërkoi falje siç i kërkova falje nëse është ndjerë keq. Unë këtu brenda kaq, e shoh thjesht si një banor. Nuk kam pëlqim për Mateon. mund ta shfrytëzoja shumë mirë këtë situatë por nuk dua sepse nuk më leverdis. Nuk kam pëlqim për Mateon.”- tha ajo.

(Kosova Sot Online)