Selvija vazhdon misionin për djalin në Itali

  • A.P /
  • 23 January 2026 - 14:41
Selvija vazhdon misionin për djalin në Itali

Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të vështirë, por plot shpresë, në Itali, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka bërë të ditur se ka siguruar lejen e qëndrimit për tre vitet e ardhshme, një dokument që i hap rrugën vazhdimit të trajtimeve dhe terapive të nevojshme për djalin e saj, Roelin.

 

Italia ishte destinacioni ku ajo dhe bashkëshorti i ndjerë, Shpati, udhëtuan me shpresën për t’i ofruar të birit kujdesin më të mirë mjekësor dhe mbështetje profesionale, veçanërisht në aspektin e terapisë logopedike. Fatkeqësisht, aty ndodhi edhe ndarja e parakohshme nga jeta e Shpatit, një humbje që tronditi familjen dhe opinionin publik.

Pavarësisht dhimbjes, Selvija ka zgjedhur të mos ndalet. Ajo po e vazhdon misionin e nisur së bashku, duke u fokusuar tek shëndeti dhe e ardhmja e Roelit. Leja e qëndrimit përfaqëson jo vetëm një status ligjor, por edhe një garanci se terapitë dhe shërbimet që djali i saj ka nevojë do të vazhdojnë pa pengesa.

Në mesazhin e saj, ajo thekson se gjithçka që po bën është në emër të amanetit të Shpatit dhe dashurisë për djalin, duke premtuar se do ta çojë këtë rrugëtim deri në fund.

Postimi i Selvijes i ndare ne story:

Image

(Kosova Sot Online)