
Lexoni edhe:
Brikena për raportin me Mateon: Mos thuaj që s’ke pëlqim
Kim Kardashian ka pranuar se në fillim të viteve 2000 përdori miqësinë me Britney Spears si mënyrë për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe për t’u bërë e famshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Themeluesja e markës SKIMS e bëri këtë rrëfim gjatë një interviste në podcastin “Khloé in Wonder Land”, ku kujtoi një episod të hershëm nga jeta e saj në New York, kur po darkonte me mikun e saj të ngushtë, Jonathan Cheban.
Brikena për raportin me Mateon: Mos thuaj që s’ke pëlqim
Lexoni edhe:
Kardashian tregoi se gjatë darkës mësuan se Britney Spears po qëndronte në një hotel aty pranë. Në atë periudhë, ajo dhe Cheban nuk kishin as mjete për të lëvizur lehtë, ndërsa një nga personat e pranishëm në darkë po ngiste një Rolls-Royce Phantom.
“Fama ishte gjithçka që doja. Jetoja për të,” tha Kardashian, duke shtuar se i kërkuan atij personi t’i çonte me makinë drejt hotelit, ndërsa ajo dhe Cheban u ulën në sediljen e pasme për të krijuar përshtypjen se kishin shofer personal.

(Kosova Sot Online)