
Lexoni edhe:
Brikena flet pas zërave se është në lidhje jashtë BB VIP ALBANIA
Ka momente kur publiku nuk ka nevojë për vendime gjykate për të nxjerrë përfundime. Mjafton një sinjal, një përmendje, një lidhje e dyshimtë, dhe figura që deri dje konsideroheshin të paprekshme fillojnë të rrëshqasin. Kjo është ajo që po ndodh tani, pas publikimit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, ku mes emrave të përmendur shfaqet edhe Jay-Z. Nuk ka akuza, nuk ka fajësi të provuar, por kjo nuk e ndalon reagimin publik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Brikena flet pas zërave se është në lidhje jashtë BB VIP ALBANIA
Lexoni edhe:
Figura e Jay-Z është ndërtuar për vite me radhë si simbol pushteti në showbiz dhe me ndikim të madh në botën e artit. Një figurë që kaloi nga rruga në majat e industrisë, nga arti në biznes, e nga muzika, ngadalë në qarqe politike dhe institucionale. Pikërisht aty nis edhe problemi. Sepse në momentin që një figurë publike lidhet fort me pushtetin, bëhet pjesë e sistemit. Dhe sistemi, në çdo vend të botës, ka një problem serioz me besueshmërinë.
Në rrjet po qarkullojnë pretendime se Rihanna, bashkë me Kim Kardashian dhe emra të tjerë të njohur, i kanë bërë unfollow Jay-Z në Instagram pas shpërthimit të dosjeve.
Ndërkohë ai dhe bashkëshortja, Beyonce, kanë patur një rënie të fortë të ndjekësve në rrjete sociale. Një “dramë” kaq e njohur, një model kaq i përsëritur.

(Kosova Sot Online)