Britney Spears: Jam me fat që jam ende gjallë

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 13:38
Britney Spears: Jam me fat që jam ende gjallë

Britney Spears foli hapur për familjen dhe ndjesinë e vetmisë në një postim në Instagram, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Si njerëz, ajo që duam më shumë është të ndihemi të lidhur me njëri-tjetrin dhe të mos ndihemi kurrë të vetëm... për ata në familjen tuaj që ju kanë thënë se 'të ndihmosh' do të thotë t'ju izolojnë dhe t'ju bëjnë të ndiheni tërësisht të përjashtuar… ata e kishin gabim.”

 

Më tej, ajo kujtoi edhe një herë të shkuarën, dhe atë që familjarët e kishin bërë të kalonte dhe tha se ishte me fat që ishte ende gjallë.

“Si njerëz mund të falim, por nuk harrojmë kurrë. Dëshira për kontakt është gjithmonë e rëndësishme!!! Jam shumë me fat që jam ende gjallë, duke pasur parasysh mënyrën si më ka trajtuar familja ime dikur, dhe tani kam frikë prej tyre. Është e çuditshme se si Zoti vepron në mënyra misterioze. Miqtë e mi, çfarë mendoni se Ai po thotë sot??? Sepse, për të qenë krejtësisht e sinqertë me ju, pavarësisht se çfarë thotë Ai, ata nuk do të marrin kurrë përgjegjësi për atë që bënë."

Britney Spears ka folur edhe më parë për marrëdhënien e vështirë me familjarët, sidomos me të atin, i cili ishte kujdestari ligjor i saj deri pesë vite më parë. Që prej vitit 2008 ai kishte kontroll të plotë në jetën, vendimet dhe çdo para që ajo fitonte. E gjitha kjo mori fund në vitin 2021, ku përmes një gjyqi mes të dyve, babait të saj iu hoq kjo e drejtë.

“Kam gënjyer dhe i kam thënë botës se jam mirë dhe e lumtur… Nuk jam e lumtur. Nuk mund të fle. Jam në depresion. Qaj çdo ditë,” u shpreh ajo gjatë gjyqit.

Image

(Kosova Sot Online)