
Lexoni edhe:
Naomi Campbell ishte në kontakte të shumta me Jeffrey Epstein
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa ka humbur babain e saj, Pandeli Stefa, duke sjellë dhimbje të madhe për familjen dhe të afërmit e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të prindit të saj.
Naomi Campbell ishte në kontakte të shumta me Jeffrey Epstein
Lexoni edhe:
"Më le të pikëlluar përjetë o babi im!
E deshe shumë Kosovën dhe aty dhe frymën e fundit! Na rrite me sakrifica të mëdha, kalove male në këmbë që ne, fëmijët e tu të rriteshim të mbarë.
Të dua shumë shumë shumë, sa dashuria nuk njeh kufij.
Me hidhërim të thellë njoftojmë largimin nga jeta të babait tonë të shtrenjtë, Pandeli Stefa. Varrimi do të mbahet nesër në ora 14:00, pranë varrezave në Fier", ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)