Kylie Jenner ndez rrjetin me këtë paraqitje

  • A.P /
  • 14 February 2026 - 11:42
Kylie Jenner ndez rrjetin me këtë paraqitje

Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa imazhe të reja në Instagram, ku shfaqet duke modeluar reçipeta dhe të brendshme në nuanca kafe, të bardha dhe nudo nga marka SKIMS, në pronësi të motrës së saj, Kim Kardashian, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

Në fotot e publikuara, ylli televiziv shfaqet me bel të hollë, bark të tonifikuar dhe këmbë elegante, ndërsa pozon me flokët e lagur dhe grim natyral, duke theksuar linjat e saj.

Fansat reaguan menjëherë me komente entuziaste, duke e cilësuar Kylie-n “më tërheqëse se kurrë”, ndërsa postimi mori pëlqime edhe nga familjarët e saj, përfshirë motrat dhe nënën e saj.

Ky moment vjen në një periudhë të ngarkuar për Jenner, e cila po punon edhe në projektin e ri filmik të Charli XCX, The Moment, ndërsa vazhdon të forcojë imazhin e saj si sipërmarrëse e suksesshme dhe ikonë e stilit në industrinë e modës dhe bukurisë.

Image

(Kosova Sot Online)