Erivo mohon romancën me Ariana Grande

  • A.P /
  • 17 February 2026 - 09:20
Erivo mohon romancën me Ariana Grande

Cynthia Erivo ka reaguar ndaj spekulimeve për një lidhje romantike me Ariana Grande, duke theksuar se raporti mes tyre është thjesht miqësi e ngushtë dhe platonike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Ajo tha se publiku shpesh e ka të vështirë të pranojë se dy gra mund të kenë një lidhje të thellë emocionale pa qenë në një romancë.

Thashethemet nisën gjatë promovimit të filmit Wicked, ku momentet e tyre të afërta para kamerave u interpretuan si diçka më shumë.

Edhe Grande ka sqaruar se afërsia fizike mes tyre është shprehje mbështetjeje dhe energjie pozitive, duke insistuar se mes tyre ekziston vetëm një miqësi e fortë.

Image

(Kosova Sot Online)