Gjesti nis agjerimin: U çova në syfyr

  • A.P /
  • 20 February 2026 - 13:32
Gjesti nis agjerimin: U çova në syfyr

Gjesti ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar besimtarët me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një videoje të shpërndarë për ndjekësit, këngëtari konfirmoi se do të jetë edhe vetë pjesë e agjërimit këtë vit, duke treguar anën e tij besimtare dhe përkushtimin ndaj praktikave të muajit të shenjtë.

 

Gjest e shoqëroi urimin e tij me një mesazh motivues për ndjekësit, duke i inkurajuar ata të shfrytëzojnë këtë muaj për të kryer veprime të mira dhe për të agjëruar. Ai tha: “U çova në syfyr, po e pres sabahun me falë dhe me kismet me ndihmën e zotit me e kry këtë muaj të shenjtë qysh duhet. Ishalla na lehtëson zoti, ishalla krejtve naj fal gjynahet. Duhet me bo, duhet me bo njerz, pasha zotin duhet me bo njerz! Sinqerisht, duhet me bo për zotin këtë muaj gjithqysh. Janë këto të mira edhe po pritojmë? Joo! Ma mirë vonë se kurrë. Me krejt të mirat ishalla, ishalla zoti na nimon krejtve. Urime edhe njiherë!”

Image

(Kosova Sot Online)