
Lexoni edhe:
Kjo është vajza që sulmoi me armë zjarri vilën luksoze të Rihannas
Është publikuar traileri për “Hannah Montana 20th Anniversary Special”, me Miley Cyrus në rolin kryesor. Episodi special do të transmetohet më 24 mars, saktësisht 20 vjet pasi seriali u shfaq premierë në Disney Channel, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo është vajza që sulmoi me armë zjarri vilën luksoze të Rihannas 
Lexoni edhe:
Episodi special do të përfshijë pamje të papara më parë dhe një vështrim prapa skenave të shfaqjes, si dhe disa “melodi të njohura që po rikthehen”, njoftoi Disney. Episodi do të xhirohet para një audience live në studio dhe do të përfshijë një intervistë me Cyrus, të moderuar nga prezantuesi i “Call Her Daddy”, Alex Cooper.
Hannah Montana u shfaq premierë në vitin 2006 dhe u transmetua për katër sezone deri në vitin 2011, duke fituar katër nominime për çmimin Emmy për Programin më të Mirë për Fëmijë. Seriali ndiqte Miley Stewart, një adoleshente që jetonte në Malibu të Kalifornisë, ndërsa bënte një jetë të dyfishtë sekrete si një këngëtare e famshme pop me emrin Hannah Montana.
(Kosova Sot Online)