Tayna i del në mbrojtje Gjestit: Shumë njerëz e gjykojnë reagimin

  • A.P /
  • 16 March 2026 - 08:50
Tayna i del në mbrojtje Gjestit: Shumë njerëz e gjykojnë reagimin

Vendimi i Gjykatës Themelore për të caktuar 30 ditë paraburgim këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka shkaktuar reagime të shumta në estradën shqiptare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ndërsa institucionet e drejtësisë vazhdojnë procedurat ligjore, komuniteti i artistëve ka nisur të shprehë hapur mbështetjen për kolegun e tyre.

 

Një nga reagimet më të dukshme ka ardhur nga reperja Tayna, e cila ka zgjedhur të shprehë mendimin e saj përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë një fotografi ku dyshja shihen duke u përqafuar në skenë, duke i dhënë mesazhit një ton shumë personal dhe emocional. Tayna theksoi se shpesh veprimet apo “gabimet” e artistëve gjykohen ashpër nga jashtë, por pak njerëz kuptojnë presionin dhe padrejtësitë profesionale që mund t’i çojnë ata drejt një reagimi të tillë.

“Shumë njerëz e gjykojnë reagimin, por pak e dinë çfarë e shtyn një artist deri aty. Kur puna jote, zëri yt dhe djersa jote nuk respektohen, dhimbja bëhet revoltë,” shkroi Tayna, duke i dhënë publikut një pasqyrë të vështirësive që ndodhin pas kamerave.

Image

(Kosova Sot Online)