Brikena-Mateos: Nëse ti del unë jam e gatshme të dal bashkë me ty

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 09:03
Brikena-Mateos: Nëse ti del unë jam e gatshme të dal  bashkë me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin me njëri-tjetrin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ata kanë folur pas puthjes që banori tentoi t'ia vidhte, e që më pas pati hatërmbetje nga ana e modeles.

 

Ajo i thotë se është vajzë dhe se shikohet ndryshe nga jashtë, e që nuk do të shfaqet e tillë.

Megjithatë, i thotë se është e gatshme të dalë me të, për të vazhduar marrëdhënien jashtë.

"Normalisht që kam pëlqim për ty sa që edhe me dalë ti pasnesër, unë jam e gatshme me dalë me ty edhe me vazhdu marrëdhënien jashtë. Në qoftë se sot nuk ka ndodhur një puthje është për faktin se unë i mendoj gjërat shumë larg", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Unë jam femër, dhe nesër pasnesër mua më nxe kokën dikush. Fakti që jam afruar me ty, kam dashur thjesht puthja të jetë spontane".

(Kosova Sot Online)