Reum flet pas thashethemeve për marrëdhënien me Paris Hilton

  • A.P /
  • 23 March 2026 - 11:14
Reum flet pas thashethemeve për marrëdhënien me Paris Hilton

Bashkëshorti i Paris Hilton, Carter Reum, ka reaguar publikisht pas spekulimeve që pushtuan rrjetet sociale se martesa e tyre po kalon krizë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E gjitha nisi nga një video virale që analizonte paraqitjen e çiftit në tapetin e kuq të Grammy Awards, ku u interpretua gjuha e trupit e tyre.

 

Në video pretendohej se Reum dukej “i lënduar nga dashuria”, ndërsa u hodhën dyshime për tension mes tyre.

Vëmendjen e mori një moment i veçantë, kur Hilton ktheu kokën ndërsa bashkëshorti i saj tentoi ta puthte, një gjest që u interpretua menjëherë në mënyra të ndryshme nga ndjekësit.

Por reagimi i Reum nuk vonoi. Ai hodhi poshtë çdo aludim, duke e sqaruar situatën me humor:

Bashkëshortja ime është një në një miliard dhe ne jemi çifti më i lumtur në botë… Unë thjesht doja ta puthja, ndërsa ajo nuk donte t’i prishej grimi në tapetin e kuq

Ai shtoi gjithashtu:

Nuk ka asnjë filozofi të madhe këtu. Dhe po, ajo më adhuron

Deklarata e tij u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët mbështetën versionin e tij dhe kritikuan analizat e nxituara në rrjet.

Paris Hilton dhe Carter Reum janë të martuar që nga viti 2021 dhe kanë dy fëmijë së bashku, duke mbetur një nga çiftet më të komentuar në showbiz.

Image

(Kosova Sot Online)