Pas puthjes me Mateon, reagojnë familjarët e Brikenës!

  • A.P /
  • 26 March 2026 - 14:03
Pas puthjes me Mateon, reagojnë familjarët e Brikenës!

Pas afro tre muajsh izolim dhe dinamika të forta brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, mbrëmja e fundit e spektaklit solli një nga momentet më të shumëpritura nga publiku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos, e cila kishte kohë që komentohej gjerësisht, mori një tjetër kthesë kur ata shkëmbyen puthjen e tyre të parë live gjatë “Prime”.

 

Atmosfera gjatë spektaklit ishte e mbushur me emocione, ndërsa afrimiteti mes dy banorëve u konkretizua në një moment romantik që nuk kaloi pa u vënë re. Publiku, i cili prej javësh kishte ndjekur me kuriozitet zhvillimin e raportit të tyre, reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë skenë në një nga më të komentuarat e mbrëmjes.

Por përveç puthjes, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte reagimi nga jashtë. Në një video të shpërndarë online, llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram publikoi një koment të shkurtër, por domethënës. Ky reagim u pëlqye dhe u shpërnda masivisht nga ndjekësit, duke u interpretuar si një shenjë mbështetjeje për lidhjen e re.


Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë interesin rreth dyshes, ndërsa publiku tashmë është i fokusuar të shohë se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre brenda lojës. A do të ndikojë kjo lidhje në strategjitë e tyre dhe në rrugëtimin drejt finales? Kjo mbetet për t’u parë në netët në vijim.

Image

(Kosova Sot Online)