Ish e dashura zbulon sekretin, ja sa është romantik Mateo

  • A.P /
  • 30 March 2026 - 14:34
Ish e dashura zbulon sekretin, ja sa është romantik Mateo

Një deklaratë e papritur ka ardhur nga Xheneta, e cila ka ndezur menjëherë kuriozitetin rreth jetës personale të Mateo, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka zbuluar një bisedë private që ka zhvilluar me ish të dashurën e banorit, e cila rezulton të jetë një shoqe e saj.

 

Në një moment spontan, Xheneta vendosi të ndajë këtë detaj, duke treguar se kishte dashur të kuptonte nëse sjellja romantike e Mateos brenda shtëpisë është reale apo thjesht pjesë e lojës.

“Mund të them një sekret të vogël meqenëse jemi tek Mateo. Një shoqja ime ka qenë në lidhje me të përpara BBV. E pyeta nëse është realisht djalë kaq romantik edhe në jetën reale”, u shpreh ajo.

Sipas Xhenetës, përgjigjja që mori ishte shumë e qartë dhe pa asnjë dyshim, Mateo është po aq romantik edhe jashtë kamerave.

“Më tha që është shumë, shumë romantik edhe në jetën reale. Është një vajzë e Shqipërisë”, shtoi ajo, duke lënë të kuptohet se ky tipar nuk është thjesht një strategji brenda formatit.

Ky zbulim vjen në një moment kur Mateo ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e tij të ndjeshme dhe qasjen romantike në marrëdhëniet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Image

(Kosova Sot Online)