
Lexoni edhe:
Brikena ia thotë Mateos: Më pëlqejnë meshkujt xhelozë
Djemtë e këngëtares së njohur Britney Spears, Sean Preston Federline dhe Jaden James Federline, thuhet se kanë nisur të përdorin mbiemrin “Spears”, duke lënë pas mbiemrin e babait të tyre, Kevin Federline. Megjithatë, sipas Us Weekly, ky ndryshim nuk është formalizuar ende në dokumente zyrtare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Brikena ia thotë Mateos: Më pëlqejnë meshkujt xhelozë
Lexoni edhe:
Ky zhvillim vjen në një moment të rëndësishëm për familjen, vetëm disa ditë pasi këngëtarja ndau në Instagram fotografi të rralla me dy djemtë e saj, duke shënuar një ribashkim publik pas vitesh distance. Në imazhet e publikuara, ata shfaqen të buzëqeshur në një varkë, me Spears në qendër.
Britney Spears u bë nënë në vitet 2005 dhe 2006 gjatë martesës me Kevin Federline, nga i cili u divorcua në vitin 2007. Për disa vite, marrëdhënia me djemtë ishte e ftohtë, sidomos pasi ata u zhvendosën në Hawaii në vitin 2023 me babanë e tyre.
Së fundmi, ata janë rikthyer në California dhe raportet mes tyre janë përmirësuar ndjeshëm. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se djemtë po qëndrojnë pranë nënës së tyre dhe po e mbështesin, edhe pas incidenteve të fundit që ajo ka përjetuar. “Fëmijët po rriten dhe e duan nënën e tyre në jetën e tyre. Britney është shumë e lumtur dhe ndihet mirënjohëse që i ka pranë,” tha një burim për mediat.
Një tjetër burim shtoi se afrimi me djemtë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen emocionale të këngëtares: “Ata duan më të mirën për të dhe besojnë se kjo marrëdhënie do ta ndihmojë. Ajo është dukshëm më e lumtur tani që i ka në jetën e saj.”.

(Kosova Sot Online)