
Lexoni edhe:
Mateo i propozon Brikenës, ky është reagimi emocionues
Modelja e njohur Gigi Hadid ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ku emri i saj dhe i motrës së saj, Bella Hadid, përmenden në disa emaile të vitit 2015 që lidhen me Jeffrey Epstein, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një përgjigje ndaj një komenti në Instagram, Hadid e cilësoi Epstein si një “person të neveritshëm”, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me të. Ajo u shpreh se është “e tmerrshme” të lexosh komente për veten nga dikush që nuk e ke takuar kurrë, veçanërisht në një kontekst të tillë.
Mateo i propozon Brikenës, ky është reagimi emocionues
Lexoni edhe:
Modelja sqaroi gjithashtu se fillimisht kishte zgjedhur të mos reagonte për të mos errësuar dëshmitë e viktimave të vërteta, ndërsa theksoi se karriera e saj në modë është ndërtuar vetëm mbi punën e saj.
Sipas saj, ajo nënshkroi kontratën e parë me një agjenci në vitin 2012 dhe ka punuar vazhdimisht që atëherë. “Përmendja e emrit tim në këto dosje është shqetësuese dhe dua të jem e qartë. Nuk kam pasur kurrë të bëj me këtë person”, deklaroi Hadid.
Ndërkohë, dokumentet zbulojnë një shkëmbim emailesh ku Jeffrey Epstein diskutonte për karrierën e motrave Hadid në modelim. Në bisedën e datës 3 dhjetor 2015, një person i panjohur e pyet Epstein se si ato u bënë modele të suksesshme, ndërsa ai mohon se suksesi i tyre lidhej me ndikimin e familjes.
Rasti ka rikthyer në vëmendje lidhjet dhe komentet e Epstein për figura publike, duke ngritur sërish debat mbi ndikimin dhe përmasat e rrjetit të tij.

(Kosova Sot Online)