
Lexoni edhe:
Martohen çifti i bukur Mateo e Brikena në Big Brother Vip Albania
Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner duket se janë gati të hedhin hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, duke planifikuar martesën për këtë verë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportimeve të mediave britanike, çifti po organizon një ceremoni të vogël dhe intime, larg vëmendjes së madhe mediatike. Edhe pse data e dasmës është vendosur tashmë, ata kanë zgjedhur që gjithçka të mbahet sa më private, duke kufizuar ndjeshëm listën e të ftuarve.
Martohen çifti i bukur Mateo e Brikena në Big Brother Vip Albania
Lexoni edhe:
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se disa nga miqtë e tyre të njohur mund të mos marrin pjesë në ceremoni, për shkak të natyrës së kufizuar të eventit. Mes emrave që njihen si pjesë e rrethit të këngëtares janë Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson, Donatella Versace dhe Charli XCX, por jo të gjithë pritet të jenë të pranishëm.
Sa i përket vendndodhjes, çifti ka shqyrtuar disa destinacione, përfshirë Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, me gjasë që ceremonia të zhvillohet në Itali.
Dua Lipa dhe Callum Turner e bënë publike lidhjen e tyre në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua më vonë në një intervistë për revistën “British Vogue”. Marrëdhënia e tyre nisi pas njohjes në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët, dhe tashmë duket se po shkon drejt një kapitulli të ri.

(Kosova Sot Online)