
Lexoni edhe:
Babai i Mateos flet hapur për Brikenën: Ajo është vajza më me karakter
Dasma që rrëmbeu zemrat e publikut, duke thyer rekorde reale të audiencës shqiptare. Kur fjalët nuk mjaftojnë, janë ndjenjat dhe veprat ato që flasin më fort, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kur disa hipokritë që dilnin dhe llomotitnin si të tërbuar nëpër emisione nuk besonin tek çifti Mateo dhe Brikena, ata nuk u dorëzuan kurrë. Me ulje dhe ngritje, ata nisën rrugën e ribashkimit të tyre, duke dëshmuar se dashuria e vërtetë nuk shuhet lehtë. Këmbëngulja e Mateos u bë premtim që në ditën e parë: “Ti do jesh nusja e dasmës sime.”
Babai i Mateos flet hapur për Brikenën: Ajo është vajza më me karakter
Lexoni edhe:
Prandaj, mos thuaj kurrë “kurrë”. Sepse kjo dasmë ishte më shumë se një ceremoni — ishte një shpërthim emocionesh të vërteta. Ata ishin të sinqertë, të ndrojtur dhe më të dashuruar se kurrë më parë. Puthjet dhe përqafimet nuk mbaruan me ceremoninë, por vazhduan edhe pas saj, duke treguar se kjo ishte vetëm fillimi.
Ndryshimi mes kësaj dasme dhe të tjerave ishte i dukshëm: disa çifte mezi presin të heqin unazat, ndërsa këta të dy i shikonin njëri-tjetrit në sy me dashuri dhe përkushtim të thellë.
Shikoje dashurinë me syrin e sinqeritetit dhe admirimit.
Në dashuri, mos thuaj kurrë “kurrë”.
(Kosova Sot Online)