Soni: Jetoj ende me ish-bashkëshortin për këtë arsye

  • A.P /
  • 09 April 2026 - 13:32
Soni: Jetoj ende me ish-bashkëshortin për këtë arsye

Soni Malaj ka surprizuar publikun me disa rrëfime të sinqerta nga jeta e saj personale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka folur hapur për marrëdhënien me vajzën e saj, Anna, si dhe për raportin që vazhdon të ketë me ish-bashkëshortin, balerinin dhe aktorin italian Mirko.

 

Soni theksoi se, edhe pse rrugët e tyre si çift janë ndarë, ata kanë zgjedhur të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të respektueshme, duke vendosur në plan të parë mirëqenien e vajzës së tyre.

Një nga detajet që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë kësaj bisede ishte fakti se Soni dhe ish-partneri i saj jetojnë ende në të njëjtën shtëpi në Itali. Ajo sqaroi se vila ku ata qëndrojnë është shumë e madhe, gjë që u mundëson të kenë hapësirat e tyre personale, edhe pse ndodhen nën të njëjtën çati.

Kjo zgjedhje, sipas këngëtares, vjen si një mënyrë për të ruajtur stabilitetin dhe qetësinë emocionale të vajzës së tyre, duke shmangur ndryshime të mëdha në jetën e saj të përditshme.

 
Image

(Kosova Sot Online)