Kush do ta prek finalen dhe fitoren e BB VIP ALBANIA 5?

  • A.P /
  • 11 April 2026 - 09:02
Kush do ta prek finalen dhe fitoren e BB VIP ALBANIA 5?

Në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram” është publikuar video e promos së spektaklit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë 6 banorë, ku deri më tani vetëm Selin ka siguruar vendin si finalistja e parë e edicionit të pestë të reality show-t.

 

Ndërkohë mes Mateos, Brikenës etj,  është hapur një televotim për të zgjedhur 3 finalistët e tjerë.

Sonte gjatë Prime do të zbulohen finalistët e BBV 5 dhe kush nga banorët do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)