Ia mëson zanatin! (Foto)
Modelja e pensionuar, Gisele Bundchen, ia mëson ecjen e maces moderatorit të famshëm, Jimmy Fallon. Hajgare hesapi!
Gisele Bündchen tash vonë është pensionuar nga modelimi, por kjo nuk e ka penguar atë që t’ia mësojë dy-tri sekrete të zanatit të saj të vjetër, moderatorit ‘rrospillan’ Jimmy Fallon, i cili aspak nuk përtonte të dridhej e përdridhej, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për më tepër, ai nuk hezitoi as të mbathte këpucë me taka. Mos fshihet këtu ndonjë “talent” i tij sekret? Nejse, punë për të, meqë neve më shumë na bëri përshtypje modelja. Çfarë pensionimi more. Po, ajo dukej më e bukur se kurrë, pasha nderën! Gjatë llafit e muhabetit, Bundchen tregoi se kishte pasur vetëm 14 vjet, kur e kishin këshilluar që të merrej me modelim.
Dhe, ajo e kishte dëgjuar këtë këshillë! Vetëm sa për informim, Gisele dhe burri i saj Tom Brady, kanë dy fëmijë. Na falni nëse ua ndërpremë imagjinatën në mes! Realiteti është i hidhur!
(Kosova Sot)