Na bën për vete me fustanin e bardhë dhe ngjyrë ari
Është njëra ndër këngëtaret më të talentuara dhe të suksesshme të Australisë, raporotn Gazeta Kosova Sot
E dhe pse njihet si këngëtare e bukur dhe e suksesshme, të enjten Delta Goodrem manifestoi një talent tjetër, derisa mori pjesë në një sfilatë mode. Bukuroshja 31 -vjeçare thjesht rrezatonte derisa ecte pistës në kuadër të sfilatës për pranverë-verë 2016 të disenjatores Carla Zampatti.
Edhe pse nuk merret me modelim, Goodrem nuk ua lëshonte rrugën as edhe modeleve më të rryera . Veshja e saj ishte e bardhë, me nuanca ngjyrë ari. Fustanin e kishte të gjatë deri në tokë, gjë që e bënte këngëtaren të dukej edhe më e gjatë. Thjesht, një nuse të cilën e ëndërron çdo vjehërr!
(Kosova Sot)