Mahnitëse në Spanjë (Foto)
Alessandra Ambrosio tregon këmbët e gjata
Alessandra Ambrosio kishte vendosur në ekspozim këmbët e saj të gjata derisa ishte paraqitur në spektaklin e muhabetit në gjuhën spanjolle. Bukuroshja braziliane dhe supermodelja 35 vjeçe ishte e veshur me një palë pantallona të shkurtra me ngjyrë të zezë dhe një bluzë të zezë me zbukurime me rruaza, për të marrë pjesë te studiot e “El Hormiguero”, në Madrid, Spanjë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Alessandra flokët e saj të gjatë me ngjyrë kafeje i kishte lënë të lirë dhe të ndarë në mes. Ajo ishte përcaktuar për vetëm një shtresë grimi natyral dhe kishte lejuar që bukuria e saj të shkëlqejë vetvetiu, e për aksesorë kishte përzgjedhur një palë vathë.
Bukuroshja e brendit “Victoria's Secret” dukjen e saj e kishte përfunduar me një palë taka të larta, të argjendta. Alessandra dhe nikoqiri i emisionit Pablo Motos, 50 vjeç, kishin bërë një lojë, një lojë pingpongu, duke përfshirë vetëm buzët e tyre në lojë.
(Kosova Sot)