Ja fotografinë e kujt e mban kudo me vete Gold Ag (Foto)
Reperi shqiptar Arian Agushi i njohur si Gold AG, ka treguar se cilën fotografi e mban me vete nga do që shkon.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet duke pirë çaj, ai ka zbuluar se fotografia e heroit kombëtar Agim Ramadani e shoqëron kudo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Kujtojmë se kënga e tij më e re ‘Trim Jezerci’ i kushtohet pikërisht një dëshmori që u ra për lirinë e Kosovës, Afrim Kalanica.
(Kosova Sot)