Këshilla flirti për femrat, bazuar në shenjat e Zodiakut

  • 30 May 2017 - 09:42
Këshilla flirti për femrat, bazuar në shenjat e Zodiakut

Nëse keni mungesë vetëbesimi për t'iu ofruar njerëzve që i pëlqeni, shpeshherë mund të jetë e vështirë cila është mënyra më e mirë për t'iu ofruar pa u ndier e turpëruar. Vajza ka shumë këshilla për flirt të bazuar në shenjën e Zodiakut, kështu që vazhdoni të lexoni për t'i zbuluar tuajat!

DASHI

Image

Vajzat në shenjën e Dashit e vlerësojnë bukurinë dhe artin. Dinë të jenë paksa materialiste... por kjo është në rregull! Mënyra e mirë për Dashin për flirt është të komplimentojë veshjen tuaj, ose t'ju thotë se dukeni mirë sot. Në tërësi do ta vlerësojnë komplimentin, pasi që e dinë se sa narelike janë në përzgjedhjen e njerëzve. 

DEMI

Image

Demat pëlqejnë të flasin, por se mund të janë paksa të turpshme. Kështu, nëse dëshironi të lini përshtypje, mos kini frikë për të dërguar një porosi. Pyeteni për filmin e tyre të preferuar apo shfaqjen televizive. Bëni një shkëndijë dhe hapuni ndaj tyre. Ata do të pëlqejnë t'ju njohin edhe juve. 

BINJAKËT

Image

Nxirren pothuajse nga secila situatë e pakëndshme. Truri i punon shpejt, porsa ta ndjejë rrezikun reagon me shpejtësi. Në mënyrë intuite e ndjen rrezikun, i dërgon porosi atij që e ka me vete dhe atij me të cilin është në telashe, e kur shfaqen telashet di të nxirret. 

GAFORRJA

Image

Vajzat Gaforre janë thellë- sisht emocionale. Kështu, ato vërtet dëshirojnë një lidhje me dashurinë e tyre. Në mënyrë që ta bëjnë këtë, pyeteni atë për familjen e tyre dhe jetën personale. Është mënyrë e mirë për t'u lidhur me njëri-tjetrin dhe personi i zemrës do të fillojë t'ju besojë edhe më shumë. 

LUANI

Image

Luaneshat nuk kanë frikë që të janë në qendër të vëmendjes, që do të thotë se atyre ju pëlqen të kenë vëmendjen dhe ta gëzojnë atë. Pra, nëse pëlqeni dikë, do të dëshironit të keni vëmendjen e tyre, apo jo? Provoni t'ju dërgoni një "selfie" të lezetshme në "Snapchat", që e bën të interesuar për juve. 

VIRGJËRESHA

Image

Si Virgjëreshë, mund ta konfirmojmë se janë keq me emocionet dhe e urrejnë konfrontimin. Por, edhe pse Virgjëreshat janë të turpshme, ato janë ende të mira në flirt sepse janë kaq ~misterioze~. Kështu, nëse dëshironi që i preferuari t'ju dallojë, provoni t'i pëlqeni fotot në "Instagram" dhe komentoni në statusin e tij në "Facebook". 

PESHORJA

Image

Dashuria e Peshores është që të tjerët t'i bëjë të lumtur dhe po ashtu janë shumë të guximshme dhe të forta. Nëse jeni Peshore, provoni që të përzgjedhurit tuaj t'i jepni diçka që pëlqejnë, duke ua gatua ëmbëlsirën e preferuar, apo duke kërkuar të shkoni në koncertin e bendit të preferuar. 

AKREPI

Image

Akrepat njihen për sensin e tyre të humorit. Nëse jeni lindur me shenjën e Akrepit, basti më i mirë për ju është që të tregoni ndonjë shaka. Ata do ta kuptojnë sa argëtues jeni dhe do të dëshirojnë të dalin me ju sa më shpejt që është e mundur. Po ashtu, do ta vlerësojnë humorin. 

SHIGJETARI

Image

Vajzat Shigjetare janë të qeta dhe vëzhgojnë shumë, që do të thotë se edhe stili i flirtit ka peshë. Basti juaj më i mirë është për të hetuar të preferuarin tuaj, para se të bëni diçka. Kështu, gjejeni si janë ata, me kë janë miq dhe cilat janë temat e tyre dhe provoni të infiltroheni në jetën e tyre. 

BRICJAPI

Image

Ju nuk luani lojëra dhe jeni me dy këmbët në tokë. Nëse e pëlqeni të preferuarin tuaj, shkoni dhe merreni. E dimë se është e frikshme, por se keni vetëbesim të mjaftueshëm. Kur flasim për të preferuarin tuaj, vendoseni dorën në kraharor, apo prekeni disi dhe ia bëni me dije se jeni të interesuar. 

UJORI

Image

Ju lulëzoni kur jeni pranë dhe përreth të tjerëve. Ju duhet t'u ofroheni të preferuarve tuaj kur janë me të tjerët (dhe sigurohuni që edhe miqtë tjerë të janë me juve). Ju duket intimiduese, por dini mirë të silleni në situata shoqërore, kështu që do të jeni mirë. 

PESHQIT

Image

Jeni një shpirt i vjetër që pëlqen të jetojë në thellësi. Ju e dini se çfarë duhet të bëni? Bëjani me dije të preferuarit tuaj kur mendoni për të. I bën të ndihen të pëlqyer, që është e përsosur kur tentoni që t'ju pëlqejë. Herën tjetër, dërgoni një porosi që ia bën me dije se e keni në mendje. 

(Kosova Sot)