Të pagjeturit nga Kosova mbesin plagë e madhe për kombin

Të pagjeturit nga Kosova mbesin plagë e madhe për kombin
Të pagjeturit nga Kosova mbesin plagë e madhe për kombin

Muhamet Kelmendi

  • 29 April 2024 - 22:08

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Shumë pak kriminelë të luftës janë kapur dhe dënuar për krimet e luftës dhe gjenocidin serbomadh në Kosovë. Madje nuk u vlerësua dhuna dhe masakrat e mbi 15 civilëve, përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare dhe ndjekja e 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit: në krim gjenocidial për zhdukjen e kombit shqiptar në Kosovë. Kjo është e rëndë. Serbia as që po merret me këtë çështje. Në Serbi nuk po ndiqen kriminelet. Nuk po ndiqen dhe nuk po hapen varret masive. Para botës po del krimineli i luftës Vuçiq dhe tandemi Daçiq sikur shteti serb të kishte qenë i pushtuar.

 

Një ndër dhimbjet më të rënda në Kosovë është mos gjetja e më shumë se 1600 të zhdukurve nga pushteti neofashist serb gjatë viteve 1998/99. Kjo është dhimbja që e ndjejnë familjaret, miqtë, shokët dhe mbarë kombi. Lufta për çlirimin e vendit morri shumë jetë. Ishte një luftë e pa barabartë dhe megjithatë shumë krenare dhe e lavdishme. Armiku vrau dhe zhduki me mijëra shqiptarë. Mbi 1500 ishin fëmijë të mbytur dhe deri në moshën 12 vjeçare. Mbi 20 mijë femra shqiptare u përdhunuan. Kosova kalonte kohën më të rëndë në histori. Mirëpo, Serbia nuk u dënua. Mbeti klika e njëjtë ne pushtet. Kjo klikë nuk kishte për qëllim zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Pretendimet e Beogradit mbetën të njëjta si në kohën e neofashistit Millosheviq. Nga faktori ndërkombëtar nuk u bë punë e duhur për gjetjen e të zhdukurve. Serbia nuk u vu nen presion politik, ekonomik, integrues dhe ushtarak. Asaj iu hapen portat dhe nga Beogradi vazhdoj politika diskriminuese me pikësynim ripushtimin e Kosovës Kosova kërcënohet me ripushtim.

 

Racizmi serb morri sundimin në Beograd. Nga Prishtina nuk u bë presion i duhur mbi ndërkombëtarët. Gjetja e të zhdukurve ishte nga radhitja e çështjeve pothuajse në fund. Nuk kishte kushte dhe mungonte vullneti që të harxhohen në këtë çështje. Presioni mbi ndërkombëtarët nuk ishte adekuate. Ndërkombëtarët e lanë padore punën me shtetin racist serb për gjetjen e të masakruarve dhe të gjuajtur si shtazë nga regjimi cionist serb nëpër varret masive në Serbi. Nga të dhënat e z. Sonja Biserko del se edhe 35 varre masive janë në Serbi. Këtu pak po punohet. Kompetentët në Kosovë i ka kapluar lufta për pushtet. Nuk u dialogua për të pagjeturit. Nuk bënë presion mbi ndërkombëtarët dhe këta mbi Beogradin për hapjen e varreve masive në Serbi. Serbia kështu po vazhdon pa përgjegjësi.

 

Shumë pak kriminelë të luftës janë kapur dhe dënuar për krimet e luftës dhe gjenocidin serbomadh në Kosovë. Madje nuk u vlerësua dhuna dhe masakrat e mbi 15 civilëve, përdhunimet e 20 mijë femrave shqiptare dhe ndjekja e 1 milionë shqiptarëve jashtë vendit: në krim gjenocidial për zhdukjen e kombit shqiptar në Kosovë. Kjo është e rëndë. Serbia as që po merret me këtë çështje. Në Serbi nuk po ndiqen kriminelet. Nuk po ndiqen dhe nuk po hapen varret masive. Para botës po del krimineli i luftës Vuçiq dhe tandemi Daçiq sikur shteti serb të kishte qenë i pushtuar. Apo Serbia të jetë në rrezik. Dhe, kjo po iu shkon. Kanë përkrahje dhe ndihmë nga lindja dhe perëndimi. Këtu është shkaku pse nuk gjinden të pagjeturit dhe pse nuk është prioritet, para çështjeve tjera. Dhe, kjo po vazhdon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".