"Samsung" nxjerr celularin e parë 5G

  • 10 April 2019 - 09:55

"Samsung Electronics" të premten prezantoi "Galaxy S10 5G", smartfonin e parë në botë me gjeneratën e pestë të teknologjisë së komunikimit, derisa Koreja e Jugut tenton që të jetë lidere në sistemin transformativ.

Kështu, Koreja e Jugut u bë vendi i parë që lansoi për qëllime komerciale shërbimet mbarëkombëtare 5G, me tri rrjete super të shpejta që ua mundësojnë përdoruesve të shkarkojnë filma të tërë për më pak se 1 sekondë. Pak orë më pas, gjiganti amerikan "Verizon" filloi me shërbime komerciale në Çikago dhe Mineapolis, pasi rivali "AT&T" e vuri në dispozicion sistemin e bazuar te 5G për përdoruesit e përzgjedhur në disa pjesë të 12 qyteteve, në dhjetor.

Përdoruesit kanë thënë se kanë mbetur të mahnitur sidomos nga përmbajtja e realitetit virtual, ku përfshihen lojërat, bile edhe 'takimet me të famshmit'.

(Kosova Sot)