WhatsApp vjen me një risi

  • A.P /
  • 30 June 2025 - 07:58
WhatsApp vjen me një risi

WhatsApp ka lançuar një veçori të re që lejon përdoruesit të përmbledhin mesazhet e palexuara në bisedat e tyre.

Ky funksion, i quajtur “Message Summaries,” është tani i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe përdor teknologjinë Meta AI për të ofruar përmbledhje të shpejta dhe private të mesazheve.

 

Ky zhvillim ka përfunduar dhe është i disponueshëm si versioni i qëndrueshëm i funksionit. WhatsApp siguron që përmbledhjet nuk mund të lexohen nga palët e treta, përfshirë Meta dhe vetë WhatsApp, duke garantuar privatësinë e përdoruesve.

Funksioni është opsional dhe i çaktivizuar fillimisht, kështu që ata që duan ta përdorin, duhet ta aktivizojnë vetë këtë mundësi.


(Kosova Sot Online)