“Samsung” vjen me celular të ri, kamera rrotulluese dhe me shinë

  • 11 April 2019 - 17:50
“Samsung” vjen me celular të ri, kamera rrotulluese dhe me shinë

Kompania “Samsung” ka njoftuar hedhjen në treg të një celulari të ri, “Galaxy A80”.

Ky i fundit ka një kamera risi me tre lente, por që ngrihet nga përbrenda celularit dhe rrotullohet për të bërë “selfie”.

Bëhet e ditur se celulari i ri ka një kamera 48 megapiksel, me 3D depth dhe kënde tepër të gjera.

Por gjithashtu thuhet se “Galaxy A80” merr edhe disa veçori të S10, si sensori i shenjave të gishtave i fshehur poshtë ekranit, dhe kamera me kënd tepër të gjerë.

Ndërkohë duke rrotulluar kamerën, “Samsung” bën që me A80 edhe “selfie-t” të kenë të njëjtën cilësi si foto që bëhen me kamerën kryesore, pasi është e njëjta.

Gjithashtu ky celular vjen në tre ngjyra, gold, i bardhë dhe i zi.

Image

(Kosova Sot)