“2019 Volkswagen Tiguan R”, rrugës me 296 kuaj fuqi

  • 12 April 2019 - 09:37
 “2019 Volkswagen Tiguan R”, rrugës me 296 kuaj fuqi

Një prototip i kamufluar i risisë “Volkswagen Tiguan R” është parë teksa i nënshtrohet vlerësimit.

Performanca e re e modelit gjerman ‘SUV’ ka vendosur të përdorë të njëjtën platformë sikurse modeli i fundit “Cupra Ateca”. Motori i modelit të ri nga kompania “Volkswagen”, bëhet fjalë për modelin “Tiguan R”, do të pajiset me të njëjtin motor prej 2.0-litra, me katër cilindra, motorin me benzinë sikurse te vëllai i saj “Cupra”, që me gjasë do të prodhojë rreth 296 kuaj fuqi.

Sikurse edhe te modeli “Ateca”, fuqinë e vet do ta ushqejë përmes transmisionit me shtatë shpejtësi “DSG”, duke e shpërndarë në të katër rrotat, duke lejuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 ta arrijë për rreth gjashtë sekonda.

Loçka e kompanisë gjermane është prezantuar sivjet te ngasja e madhe e veturave “Geneva Motor Show”, me të njëjtin motor prej 2.0-litra.

(Kosova Sot)