Shteti i Kosovës nuk do të duhej të qeverisej me 'veprime ad hoc'!

Shteti i Kosovës nuk do të duhej të qeverisej me 'veprime ad hoc'!
Shteti i Kosovës nuk do të duhej të qeverisej me 'veprime ad hoc'!

Agim Bajrami

  • 10 May 2024 - 20:39

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Tani kohët e fundit, organi më i lartë i KiE , "komiteti i ministrave" nuk e ka vendosur Kosovën në agjendën e votimit në takimin për 16,17 maj sipas rekomandimit të propozuar e i votua në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Në kohën e votimit në asamblenë e KiE ,partitë politike në pushtet dhe opozita e Kosovës, bënin gara të përvetësojnë meritat e ndërkombëtarëve, se ne jemi ata qe kemi lobuar për votim dhe ky është suksesi ynë. Ndërsa tani me mos futjen e Kosovës në agjendë të komitetit të ministrave ,opozitë dhe pozitë po e fajësojnë: Italinë, Francën,Spanjën dhe Gjermaninë!

 

Kosova sot gjendet në situatë mjaft komplekse, si pasojë e mungesës së një elite intelektuale e mirëfilltë, ku politikë bërësve do tu kishte dhënë udhëzime, e ide me rëndësi kombëtare e shoqërore, se sido të mund të tejkalohen rrethanat aktuale strategjike e gjeopolitike e përgjatë këtyre komplikimeve, interesi i Kosovës të mund çohej përpara. Menjëherë pas qershorit të vitit 1999, në politikë hynë njerëzit që e kishin marr një pushkë në dorë dhe nuk dihej kush ishte dhe ku ka qenë dhe çka kishte bërë,dhe kushdo që i dilte përpara të tillëve me ndonjë shpjegim tjetër nga të tillët, u'a drejtonte tytën, me thëniet ," se unë isha në luftë " dhe meritojë gjithçka , sipas tregimit të tyre patriotik ,të "çlirimit të Kosovës". Nëse ndokush, do thoshte, Kosovën e ka liruar NATO,të tillët, i drejtonin automatikun kinez , " na e sollëm lirinë e shqiptarëve të Kosovës, dhe të gjithë ata/ato që nuk e pranojnë tregimin e tyre ," të çlirimit të Kosovës nga ta, i pret dënimi i tradhtisë me vdekje...

 

Dhe të tillët e kësaj mendësi, të lirisë së Kosovës, e pushtuan universitetin, jetën ekonomike, politike, drejtësinë, diplomacinë,kulturën e religjionin islam të shumicës së qytetarëve në Kosovë. Të tillët, e krijuan botën e sjelljes dhe standardit në shoqëri,në qeverisje shtetërore, në përfaqësime ndërkombëtare etj. Dhe elita intelektuale që ishte krijuar dhe kishte përcaktuar politika të qarta kombëtare për gjatë viteve 90-ta, për çlirimin e Kosovës, dhe shtet ndërtimin, ishte kërcënuar nga "mendësia e patriotëve të lirisë" që vështir ndokush do të mund të kuptoj, se ku dhe sa kohë dhe me kënd zhvillojë beteja luftarake, dhe ku i fituan ato. Me rëndësi ,që të tillët e gjetën hapësirën e manipulimit dhe popullata nga vuajtjet nën okupim të gjatë serb," imagjinatën e rreme të lirisë" nga ndërdyja e vuajtjes, e pranuan, si të vërtetë, dhe i pranuan rregullat e "luftëtarëve manipulant" si 'elitë drejtuese' , për qeverisje dhe drejtim të popullit dhe shtetit, për më shumë se dy dekada. Dhe për gjatë kësaj udhëheqje,u zhduk elita intelektuale e mirëfilltë ,dhe u krijua mendësia e 'kuazi intelektualëve' të shkollave, dhe universiteteve të luftëtarëve të lirisë,duke shpërnda letra universitare të titujve akademik, por për nga niveli i dijes zero. Dhe sot Kosova,është këtu ku është, dhe në shumë shkrime të mia, dhe në shumë biseda dhe analiza ndërkombëtare, Kosova vlerësohet se nuk ka dije,kapacitete dhe mundësi ti përcjell zhvillimet aktuale ndërkombëtare dhe të pozicionohet përkrah interesave të saja kombëtare, dhe të partnerëve ndërkombëtar. Partnerët ndërkombëtar të gjendur në angazhime të zhvillimeve të gjeo politikes ndërkombëtare, shpesh e humbin durimin, me pa dijeninë e shpesh kokëfortësinë intrigante e naive të politikë bërësve kosovar, të cilët jo rrallë ndërmarrin veprime kinse në emër të interesit kombëtar, e krejtësisht në disfavor të këtyre interesave,e duke i zemëruar, madje edhe nevrikosur miqtë ndërkombëtar.

 

Tani kohët e fundit, organi më i lartë i KiE , "komiteti i ministrave" nuk e ka vendosur Kosovën në agjendën e votimit në takimin për 16,17 maj sipas rekomandimit të propozuar e i votua në Asamblenë e Këshillit të Evropës... Në kohën e votimit në asamblenë e KiE ,partitë politike në pushtet dhe opozita e Kosovës, bënin gara të përvetësojnë meritat e ndërkombëtarëve, se ne jemi ata qe kemi lobuar për votim dhe ky është suksesi ynë. Ndërsa tani me mos futjen e Kosovës në agjendë të komitetit të ministrave ,opozitë dhe pozitë po e fajësojnë: Italinë, Francën,Spanjën dhe Gjermaninë. Ndërsa të njëjtit politikanë kosovar të cilët nënshkruajnë marrëveshje për themelimin e Asociacionit serb në Bruksel 2013/15 ,po ashtu me marrëveshjen e akorduar të Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit ,qeveria aktuale zotohet se do ti zbatoj, por ne mos zbatimin e tyre arsyetohet se pala tjetër nuk po e nënshkruan ,pasi ajo nuk i nënshkruan ,nuk kam obligim te zbatoj pjesën që i takon qeverisë së shtetit që e përfaqëson në këtë rast Kosova. Edhe këtu po na del fajtor BE,miqtë ndërkombëtar, e kush jo ,vetëm politikanët shqiptar të Kosovës nuk janë fajtor, dhe popullata e saj i votuan dhe i pranon si të tillë. Marrëveshjet, sipas të drejtës së brendshme kombëtare, dhe ndërkombëtare, janë marrëveshje fuqi plota juridike, kur për testin e këtyre marrëveshjeve palët akordohen verbërisht, dhe në raste të tjera kur formën e tyre juridike e fuqizojë përmes përshkrimeve të palëve dhe ratifikimeve të tyre në parlamentet kombëtare. Në rastin e marrëveshjeve të fundit në Bruksel ndërmjet palëve;Kosovë-Serbi ,palët janë akorduar në tekstin e marrëveshjeve për shkaqe politike janë pajtuar në heshtje të mos nënshkruhen por janë pajtuar të hynë në fuqi me rastin e publikimit në gazetën zyrtare të BE ,dhe këto marrëveshje janë fuqi plot për palët e akorduara dhe prodhojnë efekt juridik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"