"Apple" investon më shumë se 500 milionë për shërbimin e lojës "Arcade"

  • 17 April 2019 - 16:00

"Apple" nuk kursen para për iniciativën e tij të re, të përshkruar si 'Netflix për lojëra'. Prodhuesi i "iPhone"-it shpalosi shërbimin e tij të parapagimit të lojërave, të quajtur "Apple Arcade", në eventin "Show Time", ku publikoi edhe ofertat e veçanta. Tani, "Apple" është i përgatitur që të investojë më shumë se 500 milionë dollarë në "Arcade", me qëllim të joshjes së titujve më të mirë të lojërave për shërbimin e ardhshëm, bën me dije "Financial Times". 

Kompania ka ndarë ekstra para për zhvilluesit

"Apple" është duke shpenzuar miliona dollarë në secilin titull të zhvilluar për "Arcade". Kompania ka ndarë ekstra para për zhvilluesit të cilët pajtohen që të listojnë lojërat e tyre vetëm në "Arcade", me marrëveshjen se titujt mund të ofrohen në pajisjet "Android", "Microsoft Xbox" ose "Nintendo Switch" pas disa muajsh. "Arcade" pritet që të arrijë këtë vjeshtë dhe do t'ua mundësojë lojtarëve që të luajnë lojëra ekskluzive, pa reklama, në celularë, desktop dhe Apple TV - gjë që dmth se mund ta ndalësh lojën në një pajisje dhe ta vazhdosh më pas atë në pajisjen tjetër. 

Arcade" iu jep përdoruesve qasje në 100 tituj nga zhvilluesit e njohur

Nëse "Apple" ka ndarë rreth 500 milionë dollarë për "Arcade", kjo është gjysma e parave prej 1 miliardi, sa është buxheti i caktuar paraprakisht për këtë qëllim. Por, sikur që kanë theksuar shumë njerëz, "Apple" do të jetë e detyruar që të investojë edhe më shumë, me qëllim të joshjes së titujve kryesorë, për të cilët konsumatorët do të jenë në gjendje që të paguajnë. Nuk është ende e qartë se sa do të kushtojë "Apple Arcade", por HSBC vlerëson se shërbimi mund të gjenerojë 4.5 miliardë dollarë në vit, nga viti 2024. Analistët e HSBC vlerësojnë se kompania mund të llogaritë në 29 milionë përdorues të "Arcade"-s në vitin 2024, të cilët do të paguanin koston prej 12.99 dollarësh në muaj. E lansuar muajin e kaluar, "Arcade" iu jep përdoruesve qasje në 100 tituj nga zhvilluesit e njohur, si Cartoon Network, LEGO, Sega, Konami dhe Annapurna Interactive. 

(Kosova Sot)