Volvo po punon që të përmirësojë enterierët e veturave të reja

  • 05 May 2019 - 11:15
Volvo po punon që të përmirësojë enterierët e veturave të reja

 

Brenditë e reja të veturave të Volvo, nuk do të jenë vetëm më të mira, por edhe më miqësore me natyrën Enterierët e makinave Volvo, janë ndër me të mirat që mund të gjenden në treg, veçanërisht karriget e modelit V60.

Megjithëse nuk dihet se si do të përmirësojë këtë pjesë të veturës, kompania suedeze, ka bërë të ditur se do të angazhohet që të përdorë më shumë materiale të recikluara.

Deri më tani, në enterierët e Volvo kishte pesë për qind material të recilkuar, ndërsa deri më 2025 pritet të ketë 25 për qind material të recikluar.

Në mënyrë që të arrijë këtë shënjestër, Volvo është duke kontaktuar me kompani të shumta, për të siguruar furnizimin me material. Shumica e këtij materiali, do të shfrytëzohet për pjesën e përparme dhe përfundimet e ndryshme.

Karriget dhe shtrojat që vendosen brenda Volvo, pritet të jenë nga shishet plastike të gjetura në ujëra dhe tani ja ri përpunuar.

 

Image

Image

(Kosova Sot Online)