Android do të ketë një aplikacion të ngjashëm me AirDrop

  • 02 July 2019 - 12:15
Android do të ketë një aplikacion të ngjashëm me AirDrop

Google është duke punuar në aplikacionin e ngjashëm me AirDrop, që t’i pajisë telefonat Android, të quajtur Fast Share.

Kompania po e teston këtë sistem, që i mundëson shfrytëzuesve të pajisjeve të njëjta, të shkëmbejnë në afërsi fotografi, tekste dhe materiale tjera, pa pasur nevojën e wirelessit, por duke përdorur vetëm Bluetooth. 

Bazuar në imazhet nga disa burime të sigurta, shihet se ky sistem mundëson të shkëmbehen në afërsi fotografi, tekste dhe URL nga pajisje të njëjta, pa pasur qasje në internet.

Në listën e pajisjeve ku përfshihet edhe iPhone, është edhe Chromebook dhe Pixel 3, duke lënë të kuptohet se mund të funksionojë si pjesë e disa platformave.

(Kosova Sot Online)