Apple është duke punuar në një tastierë të re për MacBooks

  • 08 July 2019 - 18:23
Apple është duke punuar në një tastierë të re për MacBooks

Dizajni problematik i tastierës së njohur si flutur, që ndodhet në MacBooks, mund t’i takojë të kaluarës.

Ming-Chi Kuo që është i afërt me kompaninë dhe njoftimet e tij kanë dalë të sakta, bëri të ditur se Apple është duke punuar në një tastierë të re.

Tastet me fibra xhami do ta bëjnë më të qëndrueshëm, derisa formati i tyre më i madh do e bëjë më praktik në shfrytëzim. Kjo tastierë mund të jetë në

MacBook Air që lansohet në fund të vitit, apo MacBook Pro, mirëpo jo para vitit 2020, kur Kur parashikon se do të largohet përgjithmonë.

Megjithëse tastiera e vjetër i bëri laptopët shumë më të hollë, tastiera e vjetër nuk ishte aq praktike, derisa raportohej, për rënien e tasteve. Këtë më së miri e ka treguar një shkrim në Wall Street Journal, i shkruar pa shkronjat e dhe r që kishin rënë nga tastiera, duke bërë që të kërkohet falje nga kompania.

Në MacBook Pro, është vënë tastierë e përmirësuar, derisa thuhet se tastierat e reja do të jenë shumë më të mira.

(Kosova Sot Online)