Aston Martin DBS GT Zagato nuk do të ketë xham të pasëm

  • 10 July 2019 - 18:03
Aston Martin DBS GT Zagato nuk do të ketë xham të pasëm

Aston Martin DBS GT Zagato ka një rrjet të hekurave me 108 pjesë lëvizëse dhe një tavan me fibra karboni që zëvendëson komplet xhamin e pasëm.

Zagato është vazhdimësi e tipit Aston Martin DBS Superleggera. Gjëja më e pabesueshme rreth këtij tipi të ri është se nuk ka pamje mbrapa fare. Në vend të xhamit të pasmë në të cilën mund të shihet me sy të lirë, është tavan që zgjatet prej xhamit të përparmë deri në fund.

Por nëse keni nevojë të shihni se çfarë ka prapa, Zagato ka një ekran që është lidhur me një kamerë prapa.

Zagato ka një motor 5.2 litërsh, turbo V12 me ajër. Ka 380 kuaj fuqi.

Makina është shumë e shtrenjtë dhe do prodhohen vetëm disa të tilla. DBS GT Zagato do ketë vetëm 19, ndërsa DB4 GT po ashtu vetëm 19. Të dyja së bashku do kushtojnë 6 milionë funta.


(Kosova Sot Online)