Snapchat po e teston një sistem të ngjashëm me Netflix

  • 15 korrik 2019 - 10:18
Snapchat po e teston një sistem të ngjashëm me Netflix

Rrjeti social Snpchat, që nuk ka pasur marrëdhënie të mira me personazhe të ndryshme, po vazhdon planet që të krijojë një sistem të shfaqjes së materialeve të ndryshme.

Deri më tani, kompania kishte bashkëpunuar me MTV për disa emisione televizive, ndërsa tani e ka një kanal të quajtur Creator Shows, ku shfaqë materiale nga blogerët, vlogerët dhe të ashtuquajturit frymëzuesit.

Tani në Snapchat, po testohet sistemi një sistem i ngjashëm me Netflix, që shfaqë filma dhe materiale tjera filmike dhe dokumentare, larg sektorit Discover. Në sektorin Shoës, që ka pamje shumë më të pastër, shihen materiale të ngjashme me platformat e ndryhme të transmetimit.

Pjesa e sipërme e Shows, përbëhet prej filmave që janë më të shikuara, si dhe prej atyre të rekomandueshme, derisa më poshtë bien ato që kanë rënë nga trendi. Deri më tani, Snapchat e ka konfirmuar se është duke punuar në këtë opsion, derisa nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë të funksionojë.

(Kosova Sot Online)