Kujdes “Google” dhe “Facebook” po ju vëzhgon! Studimi: Gjurmojnë përdoruesit kur shohin porno për të marrë…

  • 19 korrik 2019 - 19:16
Kujdes “Google” dhe “Facebook” po ju vëzhgon! Studimi: Gjurmojnë përdoruesit kur shohin porno për të marrë…

“Google” dhe “Facebook” janë duke ndjekur faqet që trasmetojnë përmbajtje për të rritur, duke marrë të dhëna për përdoruesit e tyre, ka zbuluar një studim.

“Google” duket të ndjekë 74% të faqeve për të rritur, ndërsa “Facebook” ndjek 10% të këtyre faqeve.

Këto u publikuan nga studiues amerikanë nga Microsoft si dhe studiues të Universitetit të Pensivanisë dhe Carnegie Mellon, të cilët skanuan 22.484 faqe me tema për të rritur, për të parë se ku shkonim të dhënat e përdoruesve.

Analiza e tyre tregoi se 93% e këtyre faqeve pornografike dërgojnë të dhëna në kompani të palëve të treta.

Nuk është ende e qartë se çfarë mund të bëjnë “Google” dhe “Facebook” me këto të dhëna, ndonëse ata e kanë mohuar një gjë të tillë.

(Kosova Sot Online)